Home Politikë Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës

Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës

5
0

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, rikonfirmoi mbështetjen për aktorin dhe aktivistin Florjan Binaj si kandidat të pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme.

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lapaj u pyet nga Ylli Rakipi në lidhje me Bashkinë e Tiranës, ku u shpreh se vitin e kaluar kanë marrë një vendim përtej partive për të mbështetur Florjan Binajn si kandidat të pavarur për Bashkinë e Tiranës. Lapaj rikonfirmon se sërish do të vazhdojë të mbështesë Binajn dhe do t’i qëndrojnë deri në fund kësaj zgjedhjeje.

Lapaj shprehet se ka një arsye për këtë vendim, sepse nuk mund të presin në besë një qytetar si Florjan Binaj, i cili doli mbi partitë për të kandiduar, duke i qëndruar parimit të tij.