Home Kryesore Seanca për Veliajn, GJKKO refuzon shqyrtimin e kërkesës për operacionin në këmbë:...

Seanca për Veliajn, GJKKO refuzon shqyrtimin e kërkesës për operacionin në këmbë: Kompetencë e Drejtorisë së Burgjeve

3
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vendin ku do të kryhet ndërhyrja e tij kirurgjikale. Kryebashkiaku i arrestuar refuzoi ndërhyrjen e përcaktuar në spitalin Memorial të Fierit dhe kishte kërkuar ndërhyrjen e GJKKO-së.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme ka sqaruar se përcaktimi i institucionit shëndetësor ku do të marrë trajtim një person i paraburgosur nuk është në kompetencën e saj. Në përgjigjen zyrtare, Gjykata e Posaçme thekson se organizimi dhe garantimi i shërbimit shëndetësor për personat e paraburgosur dhe të dënuar është përgjegjësi e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.