Home Aktualitet VIDEO/ Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

VIDEO/ Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

6
0

Parku Kombëtar i Llogorasë është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke krijuar një panoramë të pazakontë në një prej atraksioneve më të bukura turistike të jugut të vendit.

Pas ditëve me reshje shiu, mjegulla ka mbuluar të gjithë territorin e parkut, ndërsa dukshmëria është ulur ndjeshëm edhe në rrugën e vjetër që të çon drejt Palasës, Dhërmiut dhe Himarës.

Kushtet atmosferike kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve, ndaj drejtuesit janë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe me kujdes të shtuar për shkak të shikueshmërisë së kufizuar.

Nga Llogoraja, në ditët me mot të kthjellët, mund të shijohet një panoramë e gjerë e bregdetit dhe jugut të Shqipërisë. Por këtë të diel, mjegulla e dendur e ka bërë thuajse të pamundur shijimin e kësaj pamjeje.

Drejtuesit e automjeteve që përshkojnë këtë aks rrugor këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.