Home Showbiss Kush është ylli që fshihet pas kësaj kapele gjigante? Reperja e famshme...

Kush është ylli që fshihet pas kësaj kapele gjigante? Reperja e famshme shokon me veshjen në eventin e bamirësisë

6
0

Reperja e famshme amerikane, Cardi B, ka tërhequr vëmendjen në një nga eventet më të rëndësishme të bamirësisë në Los Angeles, duke u shfaqur me një veshje tejet ekstravagante, e cila fillimisht e bëri pothuajse të pamundur identifikimin e saj.

Artistja mbërriti në mbrëmjen gala të organizatës “Baby2Baby” me një kapelë gjigante me pupla, që i mbulonte pothuajse të gjithë fytyrën, ndërsa kishte zgjedhur një korse me dekolte shumë të hapur, që vinte në pah format e saj.

Paraqitja e saj u kthye menjëherë në temë diskutimi mes të pranishmëve dhe ndjekësve të modës. Disa prej tyre arritën ta identifikonin nga detajet e veshjes, ndërsa të tjerë komentuan se jo çdo personazh i famshëm mund të guxonte të shfaqej me një kombinim të tillë.

Veshja, e krijuar nga stilistja australiane Tamara Ralph, përfshinte kapelën e madhe me pupla dhe korsenë karakteristike. Misteri mori fund kur Cardi B ndërroi më pas pamjen dhe u shfaq me një fustan të zbukuruar me rruaza, përpara se të ngjitej në skenë për të performuar në mbrëmjen gala.

Eventi “Baby2Baby” organizohet çdo vit për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar fëmijët që jetojnë në varfëri.

Në këtë mbrëmje morën pjesë edhe emra të njohur të showbiz-it ndërkombëtar. Katy Perry u shfaq në tapetin e kuq, e shoqëruar nga partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau. Në event ishte edhe aktorja Elizabeth Hurley, e cila shoqërohej nga muzikanti Billy Ray Cyrus.

Ndërkohë, aktorja Demi Moore u nderua me çmimin “The Giving Tree Award”, në vlerësim të angazhimit të grave që përdorin famën dhe ndikimin e tyre për të përmirësuar jetën e fëmijëve në nevojë.