Home Kryesore Rama mbledh të shtunën Asamblenë e Tiranës, në fokus zgjedhjet lokale të...

Rama mbledh të shtunën Asamblenë e Tiranës, në fokus zgjedhjet lokale të 9 majit

6
0
Screenshot

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën, më 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, një javë pas takimit të zhvilluar me Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit.

Bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut”. Në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet lokale të 9 majit, ku vëmendja kryesore do të përqendrohet te gara për kryeqytetin.