Tre persona janë shoqëruar deri më tani në Polici për ngjarjen e rëndë në Fier, ku Selami Hasani, i njohur edhe si ‘Sel Çami’ u vra në oborrin e banesës së tij, ku mbeti i plagosur edhe nipi i tij.
Ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, ndërkohë nga pamjet e kamerave të sigurisë, të verifikuara deri në këto momente, duket vetëm prania e mjetit tip Volvo në zonë, por jo autorët dhe lëvizjet e tyre.









