Home Aktualitet Blerja e apartamentit “djeg” ish-deputetin e PD, SPAK kërkon dënimin me 1...

Blerja e apartamentit “djeg” ish-deputetin e PD, SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg

4
0

Një tjetër ish-deputet duhet të shpallet fajtor sipas SPAK. Në pretencën e deklaruar nga prokurorja Manjola Kajana, u kërkua dënimi me burg i Asllan Dogjanit, deputet në legjislaturën e vitit 2017.

I marrë i pandehur për deklarim të rremë të pasurisë, për Dogjanin Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 1 vit e gjashtë muaj burgim, që mund të konvertohet në tre vjet shërbim prove.

Në fashikullin për ish-deputetin demokrat hidhen dyshime për blerjen e një apartamenti në vitin 2006, transaksione të denoncuara së pari nga një biznesmen.

Për të provuar akuzën, SPAK u mbështet te deklaratat e pasurisë, ku në vitin 2010 Dogjani pohonte se kishte fituar një apartament banimi në këmbim të konsulencave juridike që do t’i ofronte shoqërisë së ndërtimit.

Por prokuroria thotë se kontrata është fiktive, pasi Dogjani dyshohet se e shleu detyrimin përmes pagesave cash dhe se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive.

Dosja Dogjani njohu gjatë këtyre muajve ping-pong mes gjykatës dhe SPAK-ut, që u detyrua gjatë një seance paraprake të kryejë edhe veprime të tjera shtesë.

Ndërsa Dogjani vazhdon të insistojë se hetimi është i pabazuar dhe i nxitur nga biznesmeni, me të cilin ish-deputeti këmbëngul se ka konflikte pronësie.