Një triumf që do të mbetet gjatë në kujtesën e sportit shqiptar! Lara Colturi ka përjetuar emocione të jashtëzakonshme pas fitores në garën e sllallomit në Gurgl të Austrisë.
Skiatorja 20-vjeçare, e cila garon nën flamurin kuqezi, nuk arriti t’i fshihte emocionet.
“Jam shumë e lumtur. Tani skitë alpine po bëhen gjithnjë e më të famshme në Shqipëri falë meje. Kjo është një çmenduri. Gjithnjë e më shumë njerëz po i ndjekin garat, prandaj, ky është një moment shumë i rëndësishëm”, është shprehur Colturi.









