Teksa në kryeqytet po zhvillohet edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive, kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet pamjeve nga nisja e garës ka dhënë një mesazh të koduar. Krahas pamjeve nga gara Veliaj shprehet se nuk duhet që të dorëzohemi e të besojmë tek forca jonë. Kryebashkiaku shkruan se “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”.
“Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta. Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise.
Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara! Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt. Suksese!”-shkruan Veliaj.
Mesazhi i tij vjen një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama e largoi Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës.









