Shqipëria fiton 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest, duke u ngjitur kështu përfundimisht në ligën B të Ligës së Kombeve.
Shqipëria e mbylli pjesën e parë i qetë pasi ishin në avantazh 1-0 ndaj Bjellorusisë. Golin e vetëm të pjesës së parë për kuqezinjtë e shënoi sulmuesi Rey Manaj në minutën e 28-të.
Deri në minutën e 31-të, kuqezinjtë regjistruan 66% të posedimit, pesë goditje drejt portës dhe një rast të madh shënimi, ndërsa Bjellorusia kishte vetëm dy goditje. Ishte mbrojtësi Elseid Hysaj ai që realizoi golin e dytë për kuqezinjtë në pjesën e dytë të ndeshjes duke vulosur fatin e kombëtares.









