Home Politikë U përjashtua nga Partia Socialiste? Spiropali i kthehet Klosit: Më vjen turp...

U përjashtua nga Partia Socialiste? Spiropali i kthehet Klosit: Më vjen turp ta shoh atë që shkon studio më studio të diskutojë për një vendim pa vendim

5
0

“Dua t’i jap fund telenovelës së diskutimeve dhe fjalëve të nxjerra nga Asambleja. Kam zgjedhur të mos i komentoj këto ditë, sepse fjala që mbajta në Asamble nuk ka asnjë lidhje me atë që është thënë në publik dhe ky nuk është faji juaj. Zgjodha të flas për një fjalim personal, madje as me statutin dhe zgjedhjet nuk kishte lidhje. Nëse aty në Asamble, në fytyrat tona, dukej se kishte shumëçka për të qarë, në këtë reflektim të mëvonshëm duket se ka shumëçka për të qeshur. Kam dëgjuar këto ditë Klosin dhe po ju them që më vjen keq, më vjen turp ta shoh sekretarin e përgjithshëm të PS-së që i duhet të shkojë studio më studio dhe të diskutojë për një vendim pa vendim dhe ‘përjashtim’”, u shpreh Spiropali.