Home Aktualitet Gjirokastër/ Kapen me kanabis pranë dy shkollave, arrestohet 29-vjeçari dhe vihet nën...

Gjirokastër/ Kapen me kanabis pranë dy shkollave, arrestohet 29-vjeçari dhe vihet nën hetim një tjetër! Sekuestrohet lënda narkotike, një automjet dhe dy celularë

4
0

Uniformat blu të Gjirokastrës kanë arrestuar një 29-vjeçar Kejvin Kardhashi dhe një nën hetim, Orgito Çako 22-vjeç.

Të rinjtë u kapën pranë dy shkollave me doza kanabisi.

Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi lëndën narkotike, një automjet dhe dy telefona celularë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Final Sale”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Kapen në flagrancë me doza kanabisi, pranë dy shkollave në Gjirokastër, arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e ndarë në doza, 1 automjet dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në zbatim të planit operacional “Shkolla të Pastra” dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi K. K., 29 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi O. Ç., 22 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Këta shtetas u kapën pranë dy shkollave në qytetin e Gjirokastrës, me nga një sasi të vogël kanabisi të ndarë në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.